Site icon Telegrafi

Qytetarët i japin lamtumirën e fundit Ivanoviqit

Qytetarë nga Serbia janë mbledhur në varrezat e reja në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit Oliver Ivanoviqit që është vrarë të martën në veri të Mitrovicës nga persona deri më tani të panjohur.

Në varrim po marrin pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, raportojnë mediat serbe.

Ivanoviq është vrarë nga persona deri më tani të panjohur të martën në mëngjes para selisë së partisë “Demokraci, Liri, Barazi” në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë rast ndërsa pak minuta pas vrasjes në një rrugë në Mitrovicë është gjetur një veturë e djegur e Tipit “Opel Astra” e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia ka konfiskuar edhe kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes ndërsa rasti është nën hetime

Ivanoviq do të varroset në orën 12 e 30 në varrezat e Beogradit. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version