Telegrafi

Qytetarët heronj, shpëtojnë një çift të moshuar pas përmbytjeve në Skënderaj

Skënderaj, është njëra prej komunave që më së shumti ka pasur vërshime – i tërë qyteti ndodhet në ujë.

Shumë qytetarë kanë shprehur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë banorëve, pasi nuk kanë mundur të evakuuohen.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet teksa zyrtarë të komunës kanë intervenuar duke ndihmuar dy të moshuar burrë dhe grua nga përmbytja.

“Sot bashkë me shefin e zyrës për informim dhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku si dhe me drejtorin e DKRS-së Alban Berisha dhe Valdrin Zyhrani, djali i çiftit, kemi marrë pjesë në aksionin e evakuimin të banorëve në fshatin Llaushë, ku më këtë rast është nxjerrë nga uji një çift i moshës rreth 60 vjeçare. Këtë aksion e kam xhiruar ekskluzivisht si kujtim i kësaj dite të vështirë për qytetin e Skenderajt”.

“Aksioni i evakuimit po vazhdon edhe tash e tutje! Lutemi që të kalojë sa më shpejt kjo gjendje”, Bahri Nura në Facebook.

Policia e Kosovës në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, zjarrfikësit e njësitet emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.

Ndërkaq, deri me tani nuk dihen dëmet materiale që ka shkaktuar shiu./Telegrafi/