Telegrafi

Qytetarët grumbullohen te Pallati i Drejtësisë, nuk respektohet distanca

Grumbull i madh qytetarësh është parë gjatë të mërkurës para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, të cilët  po qëndrojnë afër hyrjes dhe pranë njëri-tjetrit, pa respektuar distancën që duhet të mbahet.

Në videon e dërguar në redaksi të Telegrafit shihen qytetarët të cilët nuk po i përfillin masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Lexo po ashtu Të infektuar me COVID-19 dolën në qytet, qytetarëve në katër komuna të Kosovës u dërgohet lënda në gjykatë

Ndryshe, Policia e Kosovës bashkë me inspektoratin tashmë ka filluar të aplikojnë edhe masat ndëshkuese për qytetarët të cilët nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë.

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për vendosjen e maskave/Foto: Ridvan Slivova

Policia ka raportuar se gjatë 24-orëshit e fundit, me vendim të prokurorit në katër qytete të Kosovës janë iniciuar lëndë gjyqësore për katër persona të cilët edhe pse të konfirmuar me COVID-19, kanë dalur në qytet.

Lexo po ashtu Nga 250 deri në 8 mijë euro dënimi për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Gjobat me të cilat mund të dënohen ata që i respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës fillojnë nga 250 e deri në 8 mijë euro. /Telegrafi/