Dita e Evropës, 9 Maji, është njëra nga festat e cila gjendet në kalendarin e festive zyrtare në Kosovë.
Kjo festë ndonëse në shumë vende të Evropës nuk festohet, në Kosovë festohet, pavarësisht që vendi ynë ende nuk është në Bashkimin Evropian. Pra, me 9 maj Institucionet e Kosovës nuk punojnë.
Por edhe pse kjo ditë figuron në kalendarin e festive zyrtare të Kosovës, disa nga qytetarët nuk kanë dijeni se çfarë festë është.
Në përgjigjet e tyre dhënë Telegrafit, ata kanë thënë se nuk e dinë se çfarë feste është.
Një qytetar i vendit i pyetur nga Telegrafi ka thënë se këtë feste e festoon vetëm Kosova që sipas tij duke dashur të vrapojë para botës.
“Është festë sikur të gjitha festet. Nesër nuk e festojnë shtetet tjera vetëm Kosova. Ne po dojmë para botës të vrapojmë, sikur që ne e festojmë ditën e Amerikës e ata nuk e festojnë. Ne festojmë festa të pakuptimta”, ka thënë ai.
Ka edhe qytetarë të tjerë që thonë kohë më parë Kosova nuk ka pasur kaq shumë festa sikurse tani.
“Institucionet duhet të punojnë nonstop. Më herët kanë qenë vetëm tri festa në Kosovë”, ka thënë njëri nga qytetarët.
Mirëpo kishte edhe ta atillë që në përgjigjet e tyre të shkurtra thanë që kanë dëshirë të pushojnë me 9 maj në ‘Ditën e Evropës’.
“Ne kemi qef të pushojmë”, tha njëri nga qytetarët.
Sipas tyre Kosova do të duhej të reduktonte festat.
“Mendoj që më mrië është të punohet sepse ne e kemi tepruar me festa. Edhe pse jemi rrugës për Evropë prapë se prapë ‘Dita e Evropës’ nuk është e jona. Nëse i kishim reduktu festat e tjera ndoshta ish kanë mirë të festojmë. Por nëse vazhdojmë me festat tona kombëtare mendoj që janë shumë”, është shprehur njëri nga qytetarët.
Ndërsa nesër për këtë ditë janë paraparë të mbahen disa aktivitete./Telegrafi/