Qytetarët e Vallandovës ditën e diel do të dalin në referendum për ndërtimin e xeheroreve. Pas pengesave disa mujore nga komuna, qytetarët përfundimisht të dielën do të kenë mundësi të votojnë.
Ky është referendumi i tretë në rajonin juglindor të vendit për shkak të xeherores Kazandol, e cila është në fazën e ndërtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktivistët thonë se më e rëndësishme është të dëgjohet zëri i popullit, pastaj me rezultat e referendumit do t’i drejtohen qeverisë.
Në fushatën kundër xeheroreve janë kyçur edhe persona të rinj, të cilët kohën më të madhe jetojnë jashtë shtetit.
Qytetarët e Vallandovës të dielën do të jenë mundësi të votojnë për dy çështje: A jeni për ose kundër vazhdimit me punë të xeherores Kazandol dhe a jeni për ose kundër hapjes së xeheroreve për minerale metalike në territorin e Komunës së Vallandovës?./Telegrafi/