Site icon Telegrafi

Qytetarët e Tetovës: Deklaratat për hapjen e Jugohromit bëhen për marketing politik

Marketing parazgjedhor dhe tentim për përfitim të pikëve politike, kështu e kanë vlerësuar banorët e Tetovës dhe fshatrave përreth mundësin e rihapjes së kombinatit të Jugohromit. Ata kundërshtojnë ashpër rihapjen e këtij kombinati derisa nuk plotësohen kushtet, saktësisht derisa nuk vendosen filtrat.

“Unë më tepër e shoh në suaza të një fushate parazgjedhore se sa realisht mund të hapet, sepse tanimë është vendosur që pa vënien e filtrave mos ndodh një gjë e tillë. Nuk duhet të ketë në asnjë rast asnjë kompromis për fillimin e punëve në këtë gjendje kështu si ka funksionuar deri më tani kjo fabrikë”, tha një qytetarë për Alsat-M.

Me qëndrim të njëjtë janë edhe ambientalistët, sipas të cilëve qeveria as që duhet të përmend rihapjen e Jugohromit pa përmbushjen e kushteve, që nënkupton vendosjen e filtrave.

Mundësina e rihapjes së Jugohromit ka nxitur reagimin edhe të organizatës “Nëna dhe Fëmija”. Nga kjo organizatë shprehen se reagimi i qytetarëve në rastë të hapjes së Jugohromit pa përmbushjen e kushteve do të jetë shumë i ashpër.

Mundësinë për rihapjen e Kombinatit Jugohrom gjatë ditës së djeshme e paralajëmroi edhe zv.ministri i Ekologjisë, Jani Makraduli, sipas të cilit rifillimi i Jugohromit është pjesë e angazhimeve të qeverisë që të gjithë kapacitetet industriale në vend të funksionojnë, por me obligime të plotësuara për mbrojtjen e ambientit.

 

Exit mobile version