Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka qëndruar në Reçicë të Madhe për takim me qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo nuk kaloi ashtu siç është pritur më herët.
Disa banorë të kësaj lagjeje kanë dalë për të protestuar me pankarta në dorë ”Ju vendosni, Ju burgosni”, ”BDI më zi se sllavët” dhe epitete tjera.
Për momentin, BDI ende e zhvillon tubimin në Reçicë./Telegrafi/