Telegrafi

Qytetarët e Mitrovicës i presin me duartrokitje e lule pjesëtarët e Njësisë Speciale

Qytetarët e Mitrovicës i kanë pritur me duartrokitje dhe lule pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët sot janë tërhequr nga veriu pas heqjes së barrikadave dhe lirimit për qarkullim të rrugëve që shpien në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Njësiti Special i Policisë së Kosovës sot po kthehen në bazë, pas 13 ditë qëndrimi në veri të vendit, ku pjesëtarët e saj janë përkujdesur për mbrojtjen e dy pikave kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, pasi serbët lokalë kishin bllokuar rrugët, në shenjë proteste ndaj vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve, transmeton Telegrafi.

Në shenj respekti dhe falënderimi për profesionalizmin e treguar dhe kryerjen me sukses të misionit të tyre gjatë këtyre ditëve, qytetarët e Mitrovicës, kanë dalë për t’i përshëndetur duke u duartokitur dhe hedhur lule pjesëtarët e Njësisë Speciale. /Telegrafi/