Nga rezultatet e emisioni ‘Detektor’ të TV Sitel në hulumtimin e kryer nga 14-17 shtator i përgjigjën 1109 qytetarë.
Sipas rezultateve, institucioni me më pak besueshmëri është Prokuroria Speciale Publike, ku të anketuarit prej 1-5 e kanë vlerësuar me 1.68 ndërsa 57% e të anketuarve, PSP-në e kanë vlerësuar me notën më të ulët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas PSP-së, besimin më të ulët e ka gjyqësia me 1.74 dhe Prokuroria Publike me 1.81.
Kuvendi nga të anketuarit është vlerësuar me 2.25 ndërsa Qeveria me 2.33.
Sipas hulumtimit, kryetari i Maqedonisë ka besim më të madh nga opozita, presidenti është vlerësuar me 2.63 ndërsa opozita me 2.40.
Mediat vlerësohen më së mirë nga të anketuarit duke u rreshtuar në krye të listës me notë 2.76.
Në pyetjen nëse vendimi për nisjen e bisedimeve me BE-në do të ndikonte tek vota në zgjedhje, 37.2% janë përgjigjur se do të ndikonte, 49.7 janë përgjigjur negativisht dhe 13.1 nuk e di./Telegrafi/