Site icon Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj kanë shpenzuar 629.738 MWh energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt është regjistruar 629 738 MWh energji elektrike e shpenzuar, ashtu që 97 % vjen nga prodhimi i brendshëm.

“Në shkurt 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 629 738 МWh energji elektrike, 37.350 mil. nm3 gaz natyror, 529 274 ton qymyr dhe 81 878 ton produkte nafte”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti energji elektrike prodhohet në termocentrale (51.2 %), termocentralet e kombinuara (24.5 %), hidrocentrale (18.7 %), centralet e erës (2.8 %), panelet solare (2.1 %) dhe centralet e biogazit (0.7 %).

Enti raportoi që 99.9 % e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Exit mobile version