Shëtitjet e qytetarëve të Maqedonisë kanë nisur të shtohen dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ka biseduar me ciceron të autorizuar në gjuhën maqedone për Dubai dhe emiratet tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Natalia Vanevska për më shumë se 10 vite ka orientuar turistët nga Maqedonia për bukuritë moderne të Dubait dhe emirateve tjera.
Ajo për Telegrafi Maqedoni thotë “Vetëm si turistë, në vit shkojnë mbi 3 mijë njerëz nga Maqedonia në Dubai. Këtu duhet të shtojmë edhe numrin e njerëzve që në Dubai shkojnë për qëllim biznesi, nevoja personale apo edhe për punë.”
Për të vizituar Dubain, Vanevska thotë se turistët tërhiqen nga bukuria e kullës më të lartë në botë, Burj Khalifa apo edhe hoteli Atlantis, por edhe Dubai Marina së bashku me Jumeira Madinat. Këtu, duhet shtuar se Dubai është një ndër qendrat më të mëdha në botë për ar, erëz dhe për industrinë e tekstilit.
Vanevskën e pyetëm edhe për çmimet, për të cilat thotë se janë të larta shkaku i standardit të jetesës.
Për të ardhmen ajo thotë se Dubai përgatitet për Panairin e arkitekturës “Dubai 2020” që pritet t’i mbledh të gjithë pjesmarrësit e kësaj industrie. Ndërkohë, për këtë qëllim, Dubai ndërtohet shumë dhe pa ndalë, duke dashur që të pres me më shumë hapësira të bukura bukura.
Vanevska gjithashtu thotë se Dubai do të jetë kryeqendra e botës edhe më shumë për të ardhmen.
Shumë atraksione tjera në Dubai dhe në Abu Dhabi mund t’i vizitoni nëpërmjet ofertave të Fibula Air Travel Macedonia, me oferta prej 4,5 dhe 7 netë nëpër hotele me 3 dhe 5 yje. Përveç xhamisë Sheikh Zayed Grand Mosque, me Fibulën mund ta udhëtoni edhe vende si: Abu Dhabi city tour, Desert Safari, Burj Khalifa & Dubai Mall, Dhow cruise, Miracle Garden, Aquawenture Water Park, Global Village, Helicopter tour
Të gjithë ofertat mund t’i shihni KËTU
Artikull i sponsorizuar