Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me certifikatë vaksinimi do të mund të udhëtojnë për në Suedi

Ambasada e Suedisë në Shkup ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, janë të liruar nga kufizimet për hyrje në Suedi.

“Nga sot, më datë 20 shtator, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë të vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara përjashtohen nga ndalimi i hyrjes në Suedi dhe nga kërkesa për test negativ të Kovid-19. Policia suedeze nuk mund të garantojë që do të jetë e mundur të hyni në Suedi në ndonjë datë më specifike, me qenë se situata po ndryshon dhe rregulloret do të përshtaten me situatën aktuale. Prandaj, ju këshillojmë të ndiqni informatat zyrtare më të fundit.”, njoftojnë nga Ambasada e Suedisë.

Në njoftimin e Ambasadës, theksohet që ditët në vazhdim mund të ndryshojë situate, ashtu që policia suedeze mund të kërkoj test ose certifikatën për vaksinim. Për këtë, rekomandojnë që të ndiqet rregullisht ky link.

Përkujtojmë që shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë./Telegrafi/