Site icon Telegrafi

“Qytetarët e Maqedonisë janë më optimist ndaj politikave të SHBA-ve, BE-së, Rusisë dhe Kinës”

Qytetarët e Maqedonisë janë më optimist në krahasim me qytetarët tjerë në botë në lidhje me politikat ndërkombëtare të udhëhequr nga katër superfuqitë, SHBA-të, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, tregojnë hulumtimet e Agjencisë “Brima” si anëtare e “Gallup International”. Hulumtimet janë bërë gjatë periudhës prej 22 nëntor deri më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Të pyeturit në Maqedoni vlerësojnë se politikat e jashtme të SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës janë kërcënuese dhe e destabilizojnë botën, ndërsa trend më pozitiv kanë për BE-në, gjegjësisht 62 për qind prej të gjithë të anketuarve 1.212 vlerësojnë se politikat e jashtme të BE-së e stabilizojnë botën.

Në nivel botëror, nga gjithsej 52.494 e të anketuarve, 56 për qind kanë mendim negativ për rolin e SHBA-ve, ndërsa 52 për qind për Rusinë.

Hulumtimin në nivel botëror e ka zbatuar “Gallup International” në partneritet me WIN./Telegrafi/

Exit mobile version