Qytetarët edhe sot dhe nesër do të mund të vërtetojnë apo përmirësojnë raportin vjetor tatimor ndërsa nga dita e hënë, këto raporte do të jenë përfundimtare.
NGa Drejtoria e të hyrave publike dje njoftuan se vërtetimi dhe përmirësimi mund të bëhet edhe gjatë fundjavës për shkak se afati i fundit është në ditë pushimi, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Drejtoria e të hyrave publike njofton se do t’u mundësojë qytetarëve të vërtetojnë/përmirësojnë raportin vjetor tatimor edhe gjatë fundjavës (më 01 dhe 02.06.2019)”, thonë nga kjo drejtori.
Nga kjo drejtori shtojnë nga dita e hënë këto raporte do të jenë përfundimtare ndërsa raportet që as nuk janë vërtetuar dhe as nuk janë përmirësuar nga qytetarët do të jenë përfundimtare./Telegrafi/