Site icon Telegrafi

Qytetarët e Kosovës të vaksinuar nuk duhet të karantinohen kur shkojnë në Angli

Foto: Ilustrim

Qytetarët e Kosovës të cilët janë të vaksinuar e që do të udhëtojnë në Britani të Madhe nuk do të duhet të karantinohen kur të arrijnë atje.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Lexo po ashtu Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID-19

“Lajm i mirë. Nga e hëna e 11 tetorit qytetarëve të vaksinuar nga Kosova nuk do t’iu duhet të karantinohen dhe nuk do t’iu kërkohet testi PCR për të hyrë në Angli.

Certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Qeveria e Kosovës do të pranohen si dëshmi e vaksinimit.

Këto rregulla nuk vlejnë për hyrjen në Skoci, Wales dhe Irlandën Veriore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë Britania e Madhe ka rifreskuar listën e vendeve të rrezikshme nga COVID-19 dhe në këtë listë nuk figuron më Kosova.

Largimi i Kosovës nga lista me vendet e rrezikshme nga coronavirusi ka ardhur pas rënies së rasteve të infektimit në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version