Site icon Telegrafi

Qytetarët e konsiderojnë të pamjaftueshëm indeksimin e pensioneve në Shqipëri

Duke nisur nga ky muaj e në vazhdim të gjithë pensionistët do të përfitojnë indeksimin e pensioneve me 3.3 për qind.

Ky vendim duket i papërfillshëm për pensionistët të cilët thonë se janë të pakënaqur.

“3.3% i bie 6 mijë lekë, ndoshta kaq është mundësia nuk e di. S’jam në gjendje ta gjykoj unë, po sigurisht që është pak,” – u shpreh një pensionist.

Lexo po ashtu Qeveria shqiptare indekson pensionet me 3.3 për qind për përballimin e çmimeve të larta

“10 mijë lekë, një kafe. Ç’i do ato?!” – tha dikush tjetër, ndërsa ka pasur qytetarë që këtë indeksim të pensioneve e kanë konsideruar si bakshish.

Një pjesë e pensionistëve të pyetur nga Euronews Albania i kanë cilësuar këto manovra të qeverisë, tallje dhe ofendime duke qenë se nuk mund të përballojnë jetesën as me pensionet që kanë, as me indeksimin 3.3 për qind që është i papërfillshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version