Edhe përkundër reshjeve të shiut, qytetarët e Koçanit filluan të mblidhen në sheshin e qytetit për protestën e paralajmëruar.
Qytetarët në duar po mbajnë pankarta dhe kërkojnë drejtësi për të vdekurit dhe përgjegjësi nga institucionet, përcjell “360 shkallë”.
Shkollat në qytet janë hapur vetëm formalisht, por nuk është zhvilluar mësim.
Në vend ka shumë ekipe të mediave nga Greqia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Serbia.
Dje në qytetin e Koçanit ndodhi një tragjedi ku u djeg një diskotekë, në të cilën humbën jetën 59 persona dhe dhjetarë janë të lënduar./Telegrafi/