Site icon Telegrafi

Qytetarët e infektuar me COVID-19, lejohen të dalin nga karantina për të votuar në Mal të Zi

Qytetarët e Malit të Zi, të cilët janë në karantinë ose vet-izolim të përkohshëm, mund të dalin dhe të shkojnë në qendrat e votimit.

Zgjedhjet parlamentare në shtetin malazez do të zhvillohen më 30 gusht (e diele) ndërsa Minsitria e Shëndetësisë, u ka dhënë leje që të shkojnë në qendrat e votimit edhe personave të infektuar me COVID-19, raporton pobjeda.

“Kur bëhet fjalë për votuesit të cilët, bazuar në vendimin e inspektimit sanitar, janë vendosur në karantinë ose vetë-izolim, sepse kanë një rezultat pozitiv në testin PCR për coronavirus dhe kanë simptoma të lehta ose nuk kanë simptoma të sëmundjes, ata mund të votojnë vetëm me zarfë në një strehim familjar ose në një institucion tjetër. Gjithashtu janë të detyruar t’i përmbahen të gjitha masave të përcaktuara gjatë votimit (vendosja e maskës mbrojtëse, distanca fizike prej dy metrash, etj.)”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gjeloshaj: “Lista Shqiptare” në Mal të Zi fiton dy deputetë, pretendojmë edhe të tretin

Kujtojmë se shqiptarët në Mal të Zi janë bashkuar në dy lista zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme hynë për t’i fituar tri mandate në Kuvend, por edhe për t’u angazhuar më shumë lidhur me kërkesat e shqiptarëve në këtë vend.

Ndryshe, në një listë janë Forca e Re Demokratike, Forumi Shqiptar i cili është i përbërë prej Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare, pastaj, Unioni i Tuzit dhe Iniciativa Qytetare Perspektiva gjersa lista tjetër është e përbërë prej Partisë Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve edhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version