Telegrafi

Qytetarët e Gjevgjelisë nesër në referendum, votojnë për hapjen e xeheroreve

Qytetarët e Gjevgjelisë nesër do të votojnë në referendum nëse duan që në pjesën juglindore të vendit të hapen xeheroret e arit. Për mbajtjen e referendumit vendosi Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë, pasi shoqata qytetare “Shpëtim për Gjevgjelinë” filloi fushatë kundër hapjes së dy xeheroreve për të cilat për momentin po bëhen hetim gjeologjike në bjeshkët e Kozhufit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu CIVIL do të vëzhgojë referendumin në Gjevgjeli

Kjo shoqatë thekson se hapja e xeheroreve do të shkaktojë katastrofë ekologjike në rajonin e Gjevgjelisë dhe se do të sillte sëmundje kancerogjene.

Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, theksoi se asnjë njeri normal nuk do të lejojë koncesion për eksploatimin e arit. Sipas tij, koncesionet për hulumtime gjeologjike po bëhen që të dihet çfarë pasuri ka vendi, por kjo nuk do të thotë se do të lejohet eksploatimi./Telegrafi/