Site icon Telegrafi

Qytetarët ankohen për trotuar të dëmtuar dhe gropë në rrugë, Komuna e Skenderajt merr masa

Dy ankesa të disa qytetarëve të bëra ditë më parë për një trotuar të dëmtuar dhe për një gropë në një rrugë, janë rregulluar nga Komuna e Skenderajt.   

Kështu është bërë e ditur në një postim në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të platformës ndreqe.com.

Lexo po ashtu Prizrenasi raporton, gropa e hapur prej vitesh po sanohet

“Dy ankesa, një për trotuar të dëmtuar dhe një për gropë në rrugë, të raportuara nga qytetarët në Komuna E Skenderajt  janë rregulluar nga komuna. Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe zgjedhni raportimet e rregulluara nga komuna e Skënderajt”, thuhet në postim.

Ndërkaq, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version