Site icon Telegrafi

Qytetarët ankohen për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës (Foto)

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.

Një lexues i Telegrafit e ka dërguar foto në të cilën shihet se si rruga Prishtinë-Ferizaj është e pakalueshme.

“Sot në autostradën Ferizaj-Prishtinë rruga ishte ekstrem e pakalueshme në pjesën e Prishtinës, aq e bllokuar dhe me ngrica që ishte rruga sa që vetëm një trak e lirë për lëvizje. Ku edhe vet pash kur një veturë humbi orientimin në mes të autostradës. Pyes vetën ku janë kontraktorët për mirëmbajtjen e autostradës, ku pjesa e Prishtinës nëse edhe dy orë bie borë pa ndalur nuk do të jetë e kalueshme, por edhe në daljen R6/R7 nëse nuk jam gabim që lidh për Prishtinë ishte gjithashtu një tmerr”, thuhet në ankesën e qytetarit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në mëngjes ka qenë e vështirë, por aktualisht kompanitë për pastrimin e borës janë në terren.

“Në mëngjes kemi pasur vështirësi në qarkullim. Për momentin të gjitha rrugët janë të kalueshme nuk kemi vështirësi në qarkullim. Kompanitë që mirëmbajnë rrugët janë duke hapur rrugët dhe duke hedhur kripë”, tha për Telegrafin, Kadriu.

Lexo po ashtu Ministria e Infrastrukturës: Rrugët regjionale dhe nacionale janë të kalueshme

Ai tha se aktualisht në asnjë pjesë të vendit nuk ka vështirësi për qarkullim.

“Të gjitha rrugën në Kosovë janë të hapura dhe në asnjë pjesë nuk ka vështirësi në qarkullim”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version