Telegrafi

Qytetarë të shumtë ndërrimin e viteve e pritën në sheshin e Shkupit (Video)

Pavarësisht se themi që euforia e Vitit të Ri po ulet nga viti në vit, pamjet nga kamera e Alsatit e dëshmojnë të kundërtën.

Në restorant, disko ose kafene, ahengu kishte nisur që në orët e pasdites. Gjithkush vallëzonte, këndonte, dhe ngrënin dolli që në vitin e ri te ketë më shumë shëndet, lumturi dhe sukses.

Një pjesë e madhe e qytetarëve vitin e ri kësaj radhe e pritën në sheshin e Shkupit. Ishin në numër të madh ata që vendosën që të festojnë në qiell të hapur.

Ashtu si kalonin orët, edhe euforia jo vetëm te qytetarët, por edhe te interpretuesit, muzikantët, rritej. Gjysmë minutë para se të bashkoheshin akrepat e orës, qytetarët filluan të numërojnë. Pikërisht në mesnatë mbi qiellin e Shkupit u panë fishekzjarrët e Vitit të Ri.

Ahengu vazhdoi deri në orët e hershme. Si në shesh, ashtu edhe në objektet hotelierike që ishin përplot me të rinj./Alsat-M/