Site icon Telegrafi

“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti”, Haradinaj: Kërkojnë ekstradimin e Milan Radoiçiqit e në të njëjtën kohë thonë se drejtësia nuk është e pavarur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen Kurti duke thënë se në njërën anë ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Milan Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë krejt çka dëgjohet është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur.

Haradinaj në një postim në Facebook qeverisjen Kurti e quan pushtet të çuditshëm.

Lexoni të plotë postimin:

Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur

Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur.

Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?

Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pas dite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!. /Telegrafi/

Exit mobile version