Site icon Telegrafi

​Quni kërkon nga Qeveria të miratojë dokumentet strategjike të sigurisë nacionale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, Anton Quni, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për sigurinë, ka adresuar disa prioritete që Qeveria duhet t’i ketë parasysh.

Sipas tij, ekzekutivi duhet të miratojë dokumentet strategjike të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes.

Lexo po ashtu Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

“Mendoj se me prioritet do të duhej të hartohen, miratohen dhe implementohen dokumente strategjike siç janë ajo e sigurisë nacionale dhe e mbrojtjes, të cilat si dokumente referuese do të shërbejnë për kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e sigurisë. Kujdes i veçantë në zhvillim më të shpejtë të kapaciteteve të pota të gjithë institucione të sigurisë, siç janë personeli personal, infrastruktura fizike, pajisjet dhe funksionimi i tyre në tërësi”, ka theksuar ai.

Deputeti Quni ka thënë se në situata të krizave, duhet të ketë rezerva shtetërore.

Lexo po ashtu Berisha i drejtohet Sveçlës: Policia po politizohet, askush s’mund të gradohet pa qenë i afërm i juaji

“Në situatat kur ndonjë rrezik është në kohëzgjatje dhe intensitet të lartë duhet të kemi parasysh qëndrueshmërinë tonë: e kam fjalën për rezervat shtetërore siç janë derivatet, ushqimi, medikamentet, produktet higjienike”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version