Telegrafi

Quique Setien do të jetë trajner i Barcelonës

Quique Setien (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Quique Setien është zgjedhur nga kryesia e klubit, për të marr drejtimin e Barcelonës, pasi Ernesto Valverde, po shihet si i larguar tashmë.

Sipas Marca, Bordi i Barcelonës e ka aprovuar propozimin që 61-vjeçari të bëhet trajner i ri i Blaugranave.

Setien që bëri punë të mirë te Real Betisi sezonin e shkuar, do të jetë trajner i ri i Barcelonës, pasi sukseset e mëdha kanë munguar së fundmi.

Quique Setien, kur drejtonte Real Betisin (Foto: Dan Mullan/Getty Images)

Një ditë dinamike ka ndodhur sot te Barcelona, pasi stërvitjet në mëngjes janë mbajtur nga Eresto Valverde, pot pas seancës në mesditë, presidenti Josep Maria Bartomeu është takuar me të dhe e ka informuar për shkarkimin.

Pasdite kur u mbajt edhe një mbledhje e bordit, Setien u zgjodh si trajner deri në qershor.

Setien dhe Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Detajet e kontratës nuk janë përfunduar, por nuk pritet të ketë probleme dhe agjenti i trajneri Setien është tashmë në Barcelonë. /Telegrafi/