Quique Setien është deklaruar për herë të parë si trajner i Barcelonës.
Ernesto Valverde u shkarkuar shkaku i rezultateve të dobëta dhe u zëvendësuar nga bashkëkombësi i tij.
Setiene ka thënë se është i lumtur që do të drejtojë një klub si Barcelona, duke falënderuar Josep Bartomeun për mundësinë e dhënë.
“Fillimisht, dua ta falënderoj këtë institucion, presidentin Jose Bartomeun dhe të gjithë që më besuan që unë të jem këtu”, ka thënë ai.
“Ishte një nga ëndrrat e mija që të vija këtu, është një ditë emocionuese për mua. Por, mbi të gjitha jam i ngazëllyer me projektin që ka klubi”.
“Jam takuar me lojtarët dhe jam i bindur që në një kohë të shkurtër do të kuptohemi shumë shpejtë me idetë tona”, ka shtuar më tej Setien.
Trajneri do të ketë shumë punë për të bërë, duke ditur që fillimisht nuk do ta ketë në dispozicion Luis Suarezin, që është i lënduar e do u duhet të gjejnë një sulmues të ri. /Telegrafi/
🤝 IT'S OFFICIAL!
Welcome, @QSetien! pic.twitter.com/p8YdiU6JOc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020
New manager @QSetien; 'Not in my wildest dreams could I have ever imagined this.' pic.twitter.com/sUIMA9Yoyf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020
New manager @QSetien talks about his first vibes with the players. pic.twitter.com/NPEdj8NKns
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020
Setién talks about performance. pic.twitter.com/wUgwogLSyo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020