Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Temë e takimit të sotëm është procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Edhe në bisedën e fundit, të cilën e kishte Presidentja me Jim O’brien, ndër temat kryesore ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e QUINT-it po vazhdon./Telegrafi/