Ish-reprezentuesi i Holandës, Quincy Promes thuhet se është arrestuar në Dubai pasi është dënuar me gjashtë vjet burg për kontrabandë kokaine.
Ish-ylli i Ajax-it, i cili aktualisht është kontraktuar me skuadrën ruse Spartak Moska, u dënua me gjashtë vjet burg nga një gjykatë e Amsterdamit në muajin shkurt.
Shteti rus refuzoi ekstradimin e Promes në Holandë, por shpejt ka ardhur arresti i tij në një shtet tjetër.
Sipas Associated Press, 32-vjeçari është kapur në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe autoritetet holandeze kanë kërkuar ekstradimin e tij në Holandë.
“Arrestimi është bërë në bazë të një njoftimi të kuq të lëshuar nga Holanda. Holanda do të kërkojë ekstradimin e burrit”.
“Sipas raportimeve të ndryshme të mediave, i arrestuari raportohet se po qëndronte me luks në Dubai. Megjithatë, ai është marrë në paraburgim falë përpjekjeve të autoriteteve në të dy vendet”.
🚨🚨| BREAKING: Quincy Promes ARRESTED in Dubai following a request from The Netherlands, where he faces a 6-year prison sentence. pic.twitter.com/y3Xka3r6a2
— CentreGoals. (@centregoals) March 13, 2024
“Për momentin, nuk është e mundur të jepet informacion shtesë për të shmangur ndërprerjen e hetimeve në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë Publike të Amsterdamit.
Ndryshe, Promes, i cili ka 50 paraqitje dhe shtatë gola me kombëtaren holandeze është dënuar me burg pasi u dënua për bashkëpunim në kontrabandën e 1,370 kilogramëve kokainë . Ai akuzohet si i përfshirë në import dhe eksport të drogës së klasit A. /Telegrafi/