Telegrafi

Quaresma mendon rikthimin te Porto

Ricardo Quaresma (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ricardo Quaresma dëshiron ta mbyllë karrierën në skuadrën e Portos.

35-vjeçari mund të rikthehet në Portugali te ish-skuadra e tij, me të cilën është aktivizuar edhe më parë, në sezonet 2004-2008 dhe në 2014-2015.

Quaresma ka kohë që dëshiron të largohet nga Besiktasi, ekip tek i cili u transferua pikërisht katër vjet më parë.

Sipas mediave turke, futbollisti ka arritur një marrëveshje me skuadrën e drejtuar nga Sergio Conceiçao për transferimin e tij në Estadio do Dragao sezonin e ardhshëm.

Në rast se gjithçka realizohet, për Quaresma do të ishte eksperienca e tij e tretë me Porton./KP/