Site icon Telegrafi

“Më quajtën majmun dhe më fajësuan për dështime”, Mbappe sulmon ashpër mediat

Kylian Mbappe ka folur për mungesën e tij tek kombëtarja e Francës gjatë grumbullimeve të fundit. 

Sulmuesi zbuloi se ai ka pasur një bisedë me Didier Deschamps gjatë shtatorit, aty ku i tregoi atij se nuk ishte në gjendjen e duhur fizike ose mendore për të luajtur për Francën. 

“Unë kisha një bisedë paraprake me trajnerin ku i kërkova të mos shkoja sepse po e njihja një shtet të ri, një shtëpi të re dhe nuk isha në formën më të mirë”, ka thënë Mbappe. 

Ai gjithashtu ka përmendur edhe mungesën e një pushimi, diçka që ka ndikuar tek paraqitjet e tij në fushë. 

Lexo po ashtu Nga forma tek Real Madridi, rasti i dhunimit në Suedi dhe mungesa e tij tek Franca – Mbappe ka folur për të gjitha

Mbappe po ashtu ka diskutuar edhe rolin e tij si kapiten i Francës, duke thënë se edhe Antoine Girezmann ishte i përshtatshëm për atë pozicion. 

“Griezmann e pati legjitimitetin që të jetë kapiten. Trajneri më tha mua: A do të doje të ishe kapiten i kombëtares së Francës”. 

Mbappe e pranoi këtë nder, por shprehi nervozizmin e tij për raportimet e rreme sa i përket lidershipit të tij. 

Ai gjithashtu kritikoi mediat për mënyrën se si e portretizuan raportin e tij me kombëtaren dhe tifozët. 

“Njerëzit gënjyen për mua. Në Euro 2021, ata gënjyen nga dita e parë deri tek ajo e fundit, ata më quajtën majmun dhe më fajësuan për dështimet”, përfundoi francezi./Telegrafi/

Exit mobile version