Lajmet për kriptovalutat, vetëm po shkojnë duke u përkeqësuar.
Në fillim të vitit, u bë e ditur se kembimorja kanadeze e kriptovalutave, QuadrigaCX ka humbur qasjen e bitkoinëve të klientëve që arrijnë vlerën e 190 milionë dollarëve, si pasojë e vdekjes së pronarit – që ka marrë në varrë edhe llogaritë dhe fjalëkalimet, transmeton Telegrafi.
Tani duket se gjërat janë përkeqësuar. Erndt and Young raporton se nga e njëjta këmbimore, janë dërguar në një llogari të mbyllur 130 bitkoinë, që kanë vlerën e afro 460 mijë dollarëve.
Për shkak të vdekjes së pronarit Gerald Cotten, askush nga QuadrigaCX, nuk ka mundësi të ketë qasje në paratë e as të kryejë ndonjë transaksion.
Fakti që tani është kryer një transaksion misterioz, megjithëse në një llogari ‘të ftoftë’ ngaqë është jashtë funksionit, ka ngjallur shpresë për ndonjë kthim të mundshëm në funksion.
Shumë inxhinierë dhe njohës së botës së kriptovalutave, janë duke punuar në kthimin e bitkoinëve, por sistemi i avancuar i këtyre transaksioneve pamundëson gjithçka. /Telegrafi/