Qendra për Menaxhim me Kriza, për shkak të temperaturave të larta të cilat priten dhe rrezikut nga shpërthimi i zjarreve, dërgon apel deri te qytetarët të kenë kujdes gjatë vizitave në vende të hapura ose gjatë aktiviteteve punuese në pyje dhe të mos shfrytëzojnë materiale zjarrvënëse, të cilat mund të shkaktojnë zjarr prej përmasave më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njëkohësisht, i përkujtojnë qytetarët, nëse vërejnë vende të caktuara të dyshimta në të cilatr është prezent zjarri ose tym, menjëherë t’i informojnë shërbimet kompetente në institucione ose të paraqiten në numrin e telefonit 195, në QMK.
QMK bën thirrje që numri të mos keqpërdoret për thirrje të rrejshme, të cilat, siç theksojnë në kumtesën e sotme, do të shkaktonin pasoja të padëshirueshme për paqen, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, njofton AIM.
Përndryshe Qeveria e Maqedonisë, ka anagazhuar ushtrinë për menaxhim me zjarrin. /Telegrafi/