Telegrafi

QKUK largon nga puna punëtoren e arrestuar për marrje ryshfeti

Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna punëtoren e arrestuar sot nga Policia, pasi e njëjta ishte kapur në flagrancë duke marr ryshfet.

Pas raportimit për arrestimin e punëtores së lavatores në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, F.C, menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), bazuar në Ligjin e Punës, ka larguar përkohësisht atë nga puna.

Lexo po ashtu Arrestohet punëtorja e QKUK-së, kapet në flagrancë duke marr 400 euro ryshfet

SHSKUK, mbështet veprimin e Departamentit të Hetuesisë duke dënuar  veprimin e bërë dhe siguruar qytetarët se nuk do të ketë vend për punëtorët që keqpërdorin detyrën zyrtare.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e dyshuara e arrestuar në flagrancë, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore./Telegrafi/

Foto: Ilustrim