Këmbësorja 20-vjeçarja e cila u godit nga vetura të dielën në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, është vënë nën përkujdesje intensive në QKUK.
Siç bën të ditur shefi i Intensivës, Shaqir Uka, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore.
Uka shtoi se gjendja e saj është akoma e njëjtë.
“Lëndimet janë jashtëzakonisht shumë serioze, vajza vazhdon të jetë nën kontroll dhe përkujdesje aktive po ashtu nën shoqërimin e barnave”,ka thënë Uka.
Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, pas aksidentit ka thënë për Telegrafin se rasti është në hetim për identifikimin e personit, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia vazhdimisht apelon tek ngasësit që ta përshtatin shpejtësinë në trafik dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.