Site icon Telegrafi

QKUK jep detaje për foshnjën që lindi me ndryshime gjenetike

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK, ka lindur një foshnje me ndryshime gjenetike.

Lidhur me këtë rast drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, në repartin e të cilit po mbahet foshnja në përkujdesje intensive, tha se edhe pse i një rast i rrallë, është i dyti që ndodhë brenda këtij viti në Kosovë.

Doktor Gojnovci në një konferencë për media tha se foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gramë. Ai tha se foshnja është duke u trajtuar dhe janë duke u bërë konsultat e nevojshme.

Po ashtu, Gojnovci tha se fëmija mund të shërohet.

“Ky është rasti i dytë vetëm në këtë vit me këtë sindromë. Nëse vërtetohet me terapi është e shërueshme”, tha Gojnovci.

Sipas tij, këso lloj rastesh kanë ndodhur edhe në vendet e rajonit. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version