Site icon Telegrafi

QKUK: Gjendja e policëve të lënduar nga serbët në veri është stabile

Foto: Ilustrim

Katër policë të Kosovës kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas lëndimeve të marra në veriun e vendit.

Policia e Kosovës nisi mëngjesin e sotëm një aksion atje për të ndaluar krimin dhe kontrabandën.

Mjeku kujdestar Leutrim Hajdari thotë se gjendja e policëve është stabile.

Lexo po ashtu Policia jep detaje rreth aksionit në veri të Mitrovicës

“Në QKUK janë sjellë katër policë nga Spitali i Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm te ne. Dy prej tyre kanë pasur lëndime më serioze dhe në bazë të analizave që i kemi bërë, njëri prej tyre ka pasur trupa të huaj në pjesën e kokës ndërsa tjetri në pjesën e krahut”, tha ai për RTK-në.

“Ne mendojmë se trupat e huaj janë si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur atje dhe nga aty kanë pësuar këto lëndime”, shtoi ai.“Pas analizave dhe trajtimit gjendja e tyre është stabile dhe janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi Hajdari.

Exit mobile version