Site icon Telegrafi

Qirinj në nderim të 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj

Dhjetëra të rinj në organizim të Sektorit të Rinisë të Komunës së Ferizajt, ndezën sonte qirinj në sheshin e qytetit, duke ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18-vjeçares M.O.

“Dënim kryesve, drejtësi për viktimën! Ngushëllime familjes!”, thuhet në një postim në Facebook.

Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim për vrasjen e 18-vjeëares në Ferizaj. Rasti makabër është dënuar ashpër nga krerët e institucioneve të shtetit, ndërsa për nesër është thirrur edhe një protestë në orën 12:00 para stacionit policor në Ferizaj.

Lidhur me rastin, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se është shumë e shqetësuar për sistemin gjyqësorë në Kosovë.

Lexo po ashtu Kurti: Kërkoj nga organet e rendit që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë

Haxhiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se për rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaji do të kërkojë përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës.

Ajo thekson se shteti do të marrë masa në mbrojtjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

“Do të angazhojmë avokatë falas për viktimat e dhunës në familje”.

Haxhiu shton se nuk ka rëndësi sa janë ligjet e mira nëse ato nuk zbatohen në praktikë.

“Duhet të përfshihet në kodet e etikës që personat që kanë ushtruar dhunë në familje në të kaluarën të mos kenë vend në institucione publike”./Telegrafi.

Exit mobile version