Telegrafi

Qipro vendos Maqedoninë në zonën portokalli për udhëtime

Shtetasit e Maqedonisë do ta kenë më të vështirë të udhëtojnë në Qipro. Maqedonia është zhvendosur nga kategoria e gjelbër në atë portokalli për udhëtime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Vlerësimit të Rrezikut Epidemiologjik të Vendeve Covid-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Qipros, Maqedonia e Veriut, së bashku me pesë vende të tjera, është zhvendosur nga vendet e gjelbra në portokalli për të udhëtuar në ishull dhe kërkohet një test negativ PCR të bërë 72 orë para nisjes, njofton korrespondenti i AIM -s nga Athina.

Kategorizimi i ri i vendeve hyn në fuqi të enjten, më 19 gusht, dhe gjithsej janë bërë 11 ndryshime që vlejnë për të njëjtin numër vendesh.

Përveç Maqedonisë, Austria, Bullgaria, Letonia, Sllovenia dhe Kanadaja janë transferuar në kategorinë e dytë, Kroacia kalon nga portokalli në zonën e gjelbër, ndërsa Lituania, Serbia, Belgjika dhe Suedia tashmë janë në kategorinë e kuqe./Telegrafi/