Qipro do të hapë kufijtë e vendit për qytetarët britanikë të vaksinuar që nga fillimi i muajit maj – mirëpo, masat kufizuese për sa i përket udhëtimit nga qeveria e Mbretërisë e Bashkuar do të jenë akoma në fuqi.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qeveria e Qipros tha se personat e vaksinuar me nga dy doza mund të udhëtonin atje pa kufizime nga 1 maji.
Një analizë zbuloi se kostoja e akomodimit në bregdet është rritur me 35 për qind këtë verë krahasuar me vitin 2020.
Zëvendës ministri i turizmit në Qipro, Savvas Perdios, tha se vendi do të lejojë hyrjen e britanikëve të injektuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), pa pasur nevojë për një test negativ ose për t’u vendosur në karantinë.
Nga turistët do të kërkohej që ata të jenë vaksinuar me dozën e dytë të paktën shtatë ditë para udhëtimit në Qipro.
Aktualisht EMA ka aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech, atë të Oxford-AstraZeneca si dhe të Moderna-s; por mbetet e paqartë se si do të duhet ta vërtetojnë udhëtarët se janë të vaksinuar. /Telegrafi/