Site icon Telegrafi

Qipro 0-2 Kosova, notat e futbollistëve : Edon Zhegrova fantastik, paraqitje e mirë edhe nga Muriqi e Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Qipro me rezultat 0-2.

Dardanët u paraqitën me dy fytyra në këtë sfidë, pasi pjesa e parë i takoi tërësisht vendasve dhe në të dytën shumë më të mirë u treguan djelmoshat tanë.

Valon Berisha dhe Edon Zhegrova ishin realizuesit e golave për Kosovën në këtë sfidë.

Pikërisht sulmuesi prishtinas i Lille, Edon Zhegrova ishte futbollisti me notën më të lartë në ndeshje 8,3 pasi ai pati një paraqitje të mrekullueshme ndaj qipriotëve.

Me nota të mira u vlerësuan edhe Vedat Muriqi (7.8) dhe kapiteni Amir Rrahmani (7,7), derisa pjesa tjetër e ekipit patën paraqitje të mirë.

Dy futbollistët tanë me notat më të ulëta ishin mesfushori Blendi Idrizi dhe sulmuesi Milot Rashica.

Mesfushori Kastanos dhe portieri Neofytos ishin më të mirët te vendasit, derisa Antoniou e Gogic futbollistët me notat më të ulëta. /Telegrafi/

Exit mobile version