Site icon Telegrafi

Qindra turistë evakuohen në Greqi si pasojë e zjarreve

Qindra njerëz u evakuuan nga hotelet dhe plazhet në Greqi, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë vend qysh në fundjavë.

Mbi 700 zjarrfikës po luftojnë me to, ndërsa situata më e keqe paraqitet në ishuilln Samos.

Autoritetet atje zhvendosën rreth 1,000 turistë nga dhjetëra hotele.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ishull dhe njerëz që transferohen me anije.

Zjarret janë të shpeshta në Greqi, ku temperaturat shënojnë rritje të madhe gjatë muajve të thatë të verës.

Kreu i mbrojtjes civile paralajmëroi për “rrezik të lartë” të shpërthimit të zjarreve në disa zona, përfshirë rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretën. /REL/

Exit mobile version