Site icon Telegrafi

Qindra trupa të Ushtrisë shqiptare kryejnë stërvitje në Vithkuq, pritet vlerësimi nga NATO

Luftim, marshim, kalueshmëri e mjeteve në terrene dhe kushte të vështira atmosferike si dhe akomodim i forcave, ishin pjesë të stërvitjes së batalionit të këmbësorisë të Forcave të Armatosura shqiptare në zonën e Vithkuqit në Korçë.

Kjo stërvitje, ku marrin pjesë mbi 400 trupa, merr një rëndësi shumë të madhe edhe për faktin që këtë vit ky batalion pritet të marrë edhe vlerësimin e NATO-s.

Pjesë e këtyre trupave janë dhe efektivet femra dhe madje në moshë të re, të cilat tanimë që kanë sfiduan veten në shërbimin ushtarak, synojnë edhe vendet më të larta të karrierës.

Stërvitje të tilla, batalioni i këmbësorisë do të zhvillojë edhe në terrene të tjera të vendit dhe me kushte të tjera atmosferike. /A2 CNN

Exit mobile version