Qindra persona besohet se kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Sierra Leone, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij vendi.
Shumë persona kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre nga sasia e madhe baltës në periferi të kryeqytetit Freetown, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje, transmeton Telegrafi.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin malor Regent, kurse dëshmitarë të shumtë i kanë përshkruar rrugët si terren për rrëshqitje në baltë.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 200 trupa të pajetë janë dërguar në morg. /Telegrafi/
https://twitter.com/scccsierraleone/status/897063232229310464