Egjipti është përfshirë nga protestat e rralla anti-qeveritare, me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi.
Qendra për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale e Egjiptit, tha më 21 shtator se 21 persona janë arrestuar, duke përfshirë 2 gazetarë, por nuk është raportuar për ndonjë incident.
Shumë nga rrugët ku u mblodhën protestuesit u pastruan shpejtë nga policia me anë të gazit lotsjellës.
Sisi, ish-gjeneral i ushtrisë, kishte qenë kundërshtar i madh i opozitës duke heshtur kritikuesit dhe burgosur mijëra prej tyre, përcjell REL.
Wow. Chants in #Suez tonight are " there is but one God and #Sisi is the enemy of God "#السويس_أم_الثورة #ميدان_التحرير_الان pic.twitter.com/hypO6yqWDX
— Amr Khalifa (@Cairo67Unedited) September 21, 2019
Qeveria e tij kishte miratuar ligje që i bëjnë të paligjshme të gjitha demonstratat publike.
Qindra demonstrues marshuan të shtunën në Kairo, afër sheshit Tahrir, vendi që i dha fund regjimit të liderit Hosni Mubarak më 2011.
Agjencia AFP raportoi se të paktën 74 persona janë arrestuar. Monitoruesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për mbrojtjen e së drejtës për protesta paqësore. /Telegrafi/