Site icon Telegrafi

Qindra protestues kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut në rrugët e Izraelit

Qindra protestues në Tel Aviv kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar qeverinë e tij se nuk po bën mjaftueshme për të rikthyer në shtëpi pengjet që Hamasi po i mban në Rripin e Gazës.

Protesta është mbajtur me rastin e shënimit të 100 ditëve të luftës në Gazë, e cila kulmoi me sulmin më vdekjeprurës mbi Izraelin gjatë 7 tetorit që e kreu Hamasi palestinez, transmeton Telegrafi.

Nga ky sulm humbën jetën 1.200 persona në kibucët izraelite në afërsi të Gazës, duke marrë peng 240 persona tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Gazë por edhe me ofensivë tokësore.

Gjatë një armëpushimi të arritur mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, 105 pengje janë liruar në këmbim të 240 palestinezëve të burgosur.

Në anën tjetër mbi 24 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

E popullariteti i Netanyahut ka rënë dukshëm pas sulmit të 7 tetorit, e opinioni izraelit e akuzon se nuk ka bërë mjaftueshëm që forcat izraelite të parandalonin një sulm të tillë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version