Site icon Telegrafi

Qindra mijëra euro në qafën e Rita Orës, këngëtarja me stoli të shtrenjta për dukjen e saj (Foto)

Këngëtarja Rita Ora është shquar gjithmonë për dukjen e saj me stil të veçantë.

Ajo ka treguar se për t’u dukur çdo herë bukur në skenë, harxhon shuma të mëdha në veshje.

Të ardhurat nga muzika, ia lejojnë asaj harxhimet e tepërta në rroba apo aksesorë të ndryshëm.

Lexo po ashtu Pak para premierës së “Fifty Shades Freed”, Rita Ora me probleme shëndetësore (Foto)

Vetëm një qafore e këngëtares kap shifrën e lartë prej 300 mijë eurosh.

Varësja e markës “Bulgari” në formë gjarpri, e punuar me arë është e preferuara e këngëtares shqiptare.

Ndryshe, ajo së fundmi është gjendur në Paris për premierën e filmit “Fifty Shades Freed”. /Telegrafi/

Exit mobile version