Shtetet e Bashkuara, Bashkimk Evropian, Japonia, Kina dhe India po japin triliona dollarë në shpenzimet qeveritare, ndërsa përpiqen me dëshirë ta mbajnë ekonominë botërore nën kontroll, që të mos fundoset në depresion.
Përgjigja ndaj pandemisë së Coronavirusit ka qenë e shpejtë për sa i përket shkallës dhe sipas një analize të fundit nga CNN, nga qeveritë dhe bankat qendrore deri më tani janë dhënë rreth 7 trilionë dollarë, përcjell Telegrafi.
Totali përfshin shpenzimet qeveritare, garancitë e huasë dhe lehtësimin e taksave, si dhe shtypjen e parave nga bankat qendrore për të blerë asete të tilla si obligacionet dhe fondet e aksioneve.
Shifra përfshin edhe paketën e ndihmës amerikane 2 trilionë dollarëshe, miratuar përmes Kongresit dhe 274 miliardë dollarë nga Japonia që mund të miratohen muajin tjetër.
Në Evropë, përpjekjet stimuluese u rritën nga ekonomitë e mëdha, duke filluar nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja.
Përpjekja e kombinuar tejkalon edhe përgjigjen ndaj krizës financiare të vitit 2008, e cila ishte shkatërruese në atë kohë. Por ekonomistët shqetësohen që edhe përpjekjet e ndërmarra deri më tani nuk do të jenë të mjaftueshme nëse kriza zgjat përtej qershorit.
“Paketa amerikane e stimulit ka të ngjarë për të kompensuar zvarritjen e deritanishme nga shpërthimi. Por konomia ka të ngjarë të ketë nevojë për rreth 3 trilion dollarë ndihmë fiskale, nëse jo edhe më shumë”, ka deklaruar ekonomisti i Bankës së Amerikës, Joseph Song.
Sipas Chetan Ahya, kryekonomist i Morgan Stanley, hera e fundit që rritja ekonomike botërore ishte kaq e fundosur, ishte në vitin 1938.
Drejtuesit e G20-së, të cilët përfaqësojnë ekonomitë më të mëdha në botë, thanë se ata janë të gatshëm të bëjnë “gjithçka që duhet” për të minimizuar dëmin ekonomik nga pandemia dhe për të rikthyer rritjen botërore.
“Madhësia dhe shtrirja e kësaj përgjigjeje do ta rikthejë ekonominë botërore në këmbë dhe do të vendosë një bazë të fortë për mbrojtjen e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen e rritjes”, thanë drejtuesit në një deklaratë të përbashkët pas një konference video.
Ata thanë se vendet e tyre janë angazhuar për një stimul me vlerë rreth 5 trilionë dollarë.
Megjithatë, shpenzimet e mëdha mund të zbardhin vetëm disa nga dhimbjet ekonomike.
Përderisa papunësia ka arritur nivele rekord dhe ekonomia nuk mund të fillojë të rimëkëmbet derisa baret dhe restorantet të fillojnë të rihapen, njerëzit kthehen në punë dhe udhëtimet e linjat ajrore gjithashtu të fillojnë kudo rreth globit. Edhe atëherë, ende do të duhet kohë, siç po zbulon aktualisht Kina. /Telegrafi/