Telegrafi

Qeverisë i mungojnë 250 milionë euro për autostradë

Ministria e Infrastrukturës nuk e di ende se prej nga do t’i sigurojë rreth 250 milionë euro për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Han i Elezit. Në vitin 2014 janë shpenzuar 60 milionë euro për ndërtimin e autostradës që ka nisur në muajin korrik.

Për ndërtimin e saj, në tri vitet e ardhshme Qeverisë i duhen edhe 539 milionë euro. Në Buxhetin e vitit 2015 janë paraparë 90 milionë euro që do të investohen në “Rrugën 6”, ndërtimi i së cilës pritet të zgjat 42 muaj, shkruan Koha Ditore.

E në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve janë paraparë edhe flukset e investimeve për vitet 2016 dhe 2017. Në vitin e ardhshëm, Qeveria ka planifikuar t’i investojë edhe 90 milionë euro në autostradë. /Telegrafi/