Qeveria e Kosovës në Ditën Botërore të Fëmijëve ka vendosur për themelimin e Komisionit Ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë theksoi se ky komision do të udhëhiqet nga ai, raporton Telegrafi.
“Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, përkujtojmë fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë mbledhje propozoj të themelohet Komisioni ministror. Ky komision do të kryesohet nga unë. Ministria e Drejtësisë do të jetë anëtare, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anëtar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë anëtar. Do të trajtoj këtë nismë me seriozitetin që e meriton”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/