Telegrafi

Qeveria vendos që muaji nëntor të quhet i Anton Çetës

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që muaji nëntor të quhet muaj i Anton Çetës.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi theksoi se ky muaj duhet të quhet ashtu për shkak të kontributit që ka dhënë veprimtari Anton Çeta, transmeton Telegrafi.

“Muaji nëntor të quhet muaj i Anton Çetës, po ashtu gjatë këtij muaji duhet të ketë disa aktivitete”, tha ajo.

Mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar./Telegrafi/